Ramsdale për Sakan: Ai duhet ta marrë guximin të gjuajë sërish penallti me Anglinë
Aaron Ramsdale e ka inkurajuar shokun e skuadrës tek Arsenali dhe te kombëtarja e Anglisë, Bukayo Saka, që të mos ketë frikë ta marrë përsipër gjuajtjen e ndonjë penalltie, nëse është nevoja, për “Tre Luanët”. Sipas portierit, 21-vjeçari nuk duhet të shkurajohet, duke shtuar se nuk e ka huqur asnjë 11-metërsh që prej asaj kohe…

Sport
Aaron Ramsdale e ka inkurajuar shokun e skuadrës tek Arsenali dhe te kombëtarja e Anglisë, Bukayo Saka, që të mos ketë frikë ta marrë përsipër gjuajtjen e ndonjë penalltie, nëse është nevoja, për “Tre Luanët”.
Sipas portierit, 21-vjeçari nuk duhet të shkurajohet, duke shtuar se nuk e ka huqur asnjë 11-metërsh që prej asaj kohe kur s’u tregua i saktë në finalen e Kampionatit Evropian ndaj Italisë, transmeton lajmi.net.
“Absolutisht që duhet të godasë penallti. Që prej atij momenti (huqjes së penalltisë ndaj Italisë në finale të Evropianit) ai ka qenë 100 për qind i saktë”, theksoi fillimisht ai, shkruan Sky Sport.
“Saka e ka kuptuar se këto janë gjëra që ndodhin e futboll. Ai nuk duhet të largohet nga përgjegjësia për ta ekzekutuar një penallti. Nuk është person i tillë”, shtoi Ramsdale. /Lajmi.net/