Ramosaj shpreh ngushëllime për vdekjen e meteorologut Tahirsylaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ekspertit të meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj. Ai ka thënë se me pikëllim kanë marrë lajmin për ndarjen nga jeta të bashkvendasit të tyre. “Profesorin Sylë do ta kujtojmë gjithmonë me respekt dhe nderim, për punën dhe kontributin shumëvjeçar në shkencë, kulturë dhe çështje…

Lajme

16/06/2024 20:51

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ekspertit të meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Ai ka thënë se me pikëllim kanë marrë lajmin për ndarjen nga jeta të bashkvendasit të tyre.

“Profesorin Sylë do ta kujtojmë gjithmonë me respekt dhe nderim, për punën dhe kontributin shumëvjeçar në shkencë, kulturë dhe çështje kombëtare. Në emër të qytetarëve të Komunës së Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahirsylaj, miqve dhe gjithë kolegëve e bashkëpunëtorëve të Sylës!”, ka shkruar Ramosaj. 

Postimi i plotë: