Ramosaj i bën thirrje qytetarëve të Deçanit që të regjistrohen në procesin e Regjistrimit të Popullsisë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Deçanit që të marrin pjesë në procesin e Regjistrimit të Popullsisë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se përmes regjistrimit, institucioneve të vendit ju ofrohet një pasqyrë demografike, sociale dhe ekonomike për Kosovën. Dhe kjo ju ndihmon për hartim të…

Lajme

09/05/2024 12:43

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Deçanit që të marrin pjesë në procesin e Regjistrimit të Popullsisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se përmes regjistrimit, institucioneve të vendit ju ofrohet një pasqyrë demografike, sociale dhe ekonomike për Kosovën. Dhe kjo ju ndihmon për hartim të politikave e ofrim të shërbimeve më të mira për qytetarët, e që sipas tij është proces jetik për Kosovën.

“Për regjistrim, pyetje rreth regjistrimit apo ndihmë teknike, mund të kontaktoni Komisionin Komunal për Regjistrim në numrin +38346190273 Ju bëjë thirrje të gjithë ju të nderuar qytetarë, që të regjistroheni për të mirën e komunës dhe shtetit tonë!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Postimi i plotë: