Ramos shënon gol, ‘përfundon’ ndeshja për Atalantan

Real Madrid ka dyfishuar epërsinë ndaj Atalantës, pasi Sergio Ramos ka konkretizuar penalltinë.

Sport

16/03/2021 22:22

Karim Benzmea shënoi 11 minuta pa u përfunduar pjesa e parë, për t’i dhënë epërsinë klubit madrilien, shkruan lajmi.net.

Rafael Toloi rrëzoi një kundërshtar në zonën e penalltisë dhe pas intervenimit të VAR-it, u akordua një penallti.

Kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos, konkretizoi penalltinë për t’u rikthyer te goli pas katër muajve.

Mund të thuhet se Real Madrid tanimë është me një këmbë në çerekfinale./Lajmi.net/