Ramos në bisedime me Milan

Mbrojtësi Sergio Ramos është në bisedime me AC Milan

Sport

18/06/2021 16:09

Sipas “El Chiringuito”, Ramos është në bisedime me skuadrën e Milanit, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi nuk e vazhdoi kontratën me Real Madridin, dhe tani është futbollist i lirë.

Interesim për 35-vjeçarin, kanë shfaqur: PSG, Man Utd, Man City dhe së fundmi Milan që po shikojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

Ramos u largua nga “Los Blancos”, pas 16 vitesh ku fitoi shumë trofe të rëndësishëm. /Lajmi.net/