Ramos i gatshëm për PSG-në

Real Madrid e ka marrë një lajm të mirë, para përballjes me Paris-Saint Germain.

Sport

19/10/2015 12:54

Sergio Ramos është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.

AS shkruan se Ramos sot është stërvitur normalisht me skuadrën dhe do të luaj nga minuta e parë kundër PSG’së këtë të mërkurë, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ramos ka munguar për ‘Los Blancos’, pas lëndimit të pësuar ndaj Shakhtarit në LK, që më pas iu përkeqësua në derbin e qytetit ndaj Atleticos, në të cilin luajti me injeksion.