Ramiz Lladrovci betohet për mandatin e katërt si kryetar i Komunës së Drenasit

Ramiz Lladrovci është betuar sot për mandatin e katërt si kryetar i Komunës së Drenasit. Ai para asamblistëve të cilët gjithashtu janë betuar sot, ku ka thënë se është i nderuar dhe i privilegjuar për besimin që i është dhënë. “Një ditë gjatë katër viteve jam plotësisht politik, ditën kur votoj, të gjitha ditët tjera,…

Lajme

10/12/2025 14:13

Ramiz Lladrovci është betuar sot për mandatin e katërt si kryetar i Komunës së Drenasit.

Ai para asamblistëve të cilët gjithashtu janë betuar sot, ku ka thënë se është i nderuar dhe i privilegjuar për besimin që i është dhënë.

“Një ditë gjatë katër viteve jam plotësisht politik, ditën kur votoj, të gjitha ditët tjera, jam njëri nga ju që drejtoj komunën me besimin e qytetarëve me integritet, i zgjedhur nga qytetarët që dhanë shumë për lirinë e Kosovës, Më kanë zgjedhur qytetarët që dhanë shumë për shtetndërtim, Qytetarë që ishin pjesë aktive e rezistencës shekullore, që kulmoi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimin e vendit”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka ritheksuar përkushtimin e tij për qeverisje të bazuar në ligj, me transparencë dhe llogaridhënie, dhe qeverisje të mirë, për cka ka thënë se bashkë me anëtarët e Kuvendit Komunal shpreson që të bëhen dhjetë herë kampion të qeverisjes së mirë në nivel vendi.

“Qytetarë të dashur, Bashkë, pres të bëjmë punë të mira, duke zbatuar ligjin, gjasat e mundësitë e barabarta. Uniteti i grupeve kuvendore, bashkëpunimi me qytetarët dhe nivelin qendror, do të sjellin energji pozitive për ta bërë Drenasin sa më tërheqës për të jetuar, për të punuar dhe për të investuar në zemrën e Kosovës”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka falënderuar përbërjen e Kuvendit të Drenasit gjatë mandatit 2021-2025, që kanë përkrahur shpalljen e disa personaliteteve “Qytetar nderi”.

“Bashkë me juve, gjatë vitit që vjen, shpresoj fort se titullin “Qytetar nderi”, do tua japim këtu, në këtë Sallë, heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, është shprehur Lladrovci.

Ai shprehur nderimin dhe konsideratën për të gjithë qytetarët e Drenasit, që gjatë procesit zgjedhor, kanë manifestuar kulturë, mirësjellje dhe mirëkuptim.

“Jam i nderuar përjetësisht, të jem në krye të komunës me qytetarë të ndershëm e punëtorë, në krye të komunës e cila zbaton barazinë gjinore dhe respekton bindjet e ndryshme politike. Jam i lumtur të jem në krye të komunës e cila është shembull i qeverisjes së mirë, transparente dhe llogaridhënëse. Bashkë, do të bëjmë më të mirën për qytetarët kampion, të komunës shtatë herë kampion, në zemrën e Kosovës”, ka thënë Lladrovci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: