Ramiz Kelmendi tregon se cila është paga minimale në kompaninë e tij

Ish-deputeti Ramiz Kelmendi ka thënë se në kompaninë e tij asnjë punëtor nuk ka pagë më pak se 400 euro.

Lajme

17/03/2022 21:49

“Ne jemi me paga shumë larg të tjerëve. Nuk po kam dëshirë të tregoj sa është paga minimale në kompaninë tjetër pasi që kjo po i irriton të punësuarit në kompanitë tjera. Asnjë punëtorë që është në marrdhënie pune nuk  e ka rrogën më pak se 400 euro. E ka mëngjesin, sigurimin shëndetësor dhe aksidental 24 orë”, tha Kelmendi në Prime Time.

Ai ka thënë se pasurinë të cilën e ka tanimë, është  edhe e Kosovës.

“Pasuria ime është e Kosovës. Unë villën time vetëm e shfrytëzoj. Unë i kuptoj ndryshe gjërat”, ka shtuar Kelmendi.