Ramë Lahaj uron 12 vjetorin e pavarësisë

Republika e Kosovës sot feston 12 vjetorin e pavarësisë.

ShowBiz

17/02/2020 16:47

Artistë të shumtë nga estrada shqiptare kanë uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës me imazhe dhe video të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre, është edhe tenori Ramë Lahaj i cili ndau një video në Instagram ku e shoqëroi me këngën e tij “Rrjedh në këngë e ligjërime’ të cilën e kishte publikuar vitin e kaluar.

“Urime Kosovë,12 vjet shtet! Nuk je e madhe por do të rritesh se të gjithë të vegjël ishim. Po të rrisim si sytë e ballit. Të duam për ditë e më shumë. Të gjithë ne bijtë e tu ta kemi borxh me t’u përkushtu me gjithë qenien tonë se na dhe frymë jetën, forcën, na ke bërë burra duke ecur zbathur nëpër gërmadhat e luftës së gjatë për liri. Sot kemi dinjitet se jemi Kosovarë. Të dua, unë biri yt”, ka shkruar mes të tjerash tenori i njohur”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B8qubxeI6Vz/