Ramë Lahaj me dhuratë për 28 Nëntor, lansohet me videoklip kënga “Për ty atdhe”
Ramë Lahaj publikoi një projekt shumë të veçantë me rastin e 28 Nëntorit.

ShowBiz
Tenori i nohur shqiptar, Ramë Lahaj, sapo ka publikuar projektin e ri muzikor, të cilin kësaj radhe e sjell me rastin e festës së 28 Nëntoritm, shkruan lajmi.net.
Kënga titullohet “Për ty atdhe”, ndërsa vjen e shoqëruar edhe me videoklip, të realizuar në troje shqiptare, ku sjell elemente të shumta kombëtare.
Ky projekt është me tekst dhe muzikë të Pjeter Gacit, orkestrimin e bëri Shpëtim Saraçi, kurse videoklipi u punua nga produksioni Entermedia.

Edhe në këtë këngë, Lahaj realizon interpretim të mahnitshëm, ndërsa e veçanta e saj ishte videoklipi me shumë domethënie. /Lajmi.net/
View this post on Instagram