Ramadani: VV bëri një gjysmë hapi, për ta plotësuar atë duhet të bëj marrëveshje politike – Loja e blerjes së kohës e dërgon Kosovën në kolaps

Analisti politik, Burim Ramadani ka reaguar pasi VV ka propozuar për mandatar Glauk Konjufcën, të cilën Ramadani e ka quajtur “gjysmë hapi”. Ai ka thënë se për ta plotësuar hapin dhe për të treguar që këtë nuk e ka bërë veç si taktikë për kohë-blerje, VV duhet të bëjë marrëveshje politike pasi sipas tij nëse…

Lajme

04/11/2025 16:23

Analisti politik, Burim Ramadani ka reaguar pasi VV ka propozuar për mandatar Glauk Konjufcën, të cilën Ramadani e ka quajtur “gjysmë hapi”.

Ai ka thënë se për ta plotësuar hapin dhe për të treguar që këtë nuk e ka bërë veç si taktikë për kohë-blerje, VV duhet të bëjë marrëveshje politike pasi sipas tij nëse nuk e bën këtë, sërish s’ka Qeveri.

Ramadani ka thënë se nëse nuk ka siguruar shumicë, Presidentja është e obliguar t’ia refuzojë nominimim e Konjufcës.

“Loja e blerjes së kohës e çon Kosovën sigurt në Kolaps! S’ka Qeveri Kurti 3, madje edhe VV doli me propozim për Qeveri Konjufca. Tash, u bindën të gjithë, edhe vetë partia-shtet”, ka thënë Ramadani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij: