Ramadani: Vuçiq një Millosheviq i vogël pa dhëmbë

Ish-inspketori i Agjencisë për Inteligjencës, Burim Ramadani, ka reaguar pas fjalimit që ka mbajtur ditën e premte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka shpalosur disa kërkesa për Kosovën. Ramadani përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka thënë se dallimi ndërmjet Vuçiqit dhe Millosheviqit nuk është te qëllimi, por te kapaciteti.…

Lajme

14/09/2024 10:30

Ish-inspketori i Agjencisë për Inteligjencës, Burim Ramadani, ka reaguar pas fjalimit që ka mbajtur ditën e premte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka shpalosur disa kërkesa për Kosovën.

Ramadani përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka thënë se dallimi ndërmjet Vuçiqit dhe Millosheviqit nuk është te qëllimi, por te kapaciteti.

“Retorika ultra-nacionaliste e lidershipit në Serbi jo vetëm që po dëmton mundësitë për ecje para të rajonit tonë, por edhe po mban tensionimin në gjendje të vazhdueshme. Nuk do mend që – bazuar në retorikën dhe veprimet – Vuçiq është një Millosheviq i ri, derisa atij të vjetrit i pati shërbyer me besnikëri’, ka shkruar Ramadani.

Tutje Ramadani ka thënë se mundësitë e Kosovës për të përmbyllur sigurinë e vet kombëtare janë mundësi unike, sipas tij sa më shumë gabime taktike aq më shumë huqje strategjike.

“Kosova nuk frikësohet nga dhëmbët e Vuçiqit. Në të njëjtën kohë, veprimet e Kosovës duhet të jenë në bazë të planifikimeve afatgjata dhe të mos ndikohen në asnjë rast nga panikat vendimmarrëse të caktuara”, ka shkruar Ramadani. /Lajmi.net/