Ramadani: Shteti ynë ka nevojë për stabilitet dhe funksionalitet, ndryshimi kërkon kulturë të re politike

Analisti politik, Burim Ramadani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke theksuar nevojën për funksionalitet dhe stabilitet institucional. Në një postim në rrjetin social Facebook, Ramadani ka shkruar se “koha është tash”, duke vënë theksin te domosdoshmëria që shteti të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme. “Shteti ynë duhet të jetë funksional dhe…

Lajme

29/04/2026 13:33

Analisti politik, Burim Ramadani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke theksuar nevojën për funksionalitet dhe stabilitet institucional.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ramadani ka shkruar se “koha është tash”, duke vënë theksin te domosdoshmëria që shteti të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme.

“Shteti ynë duhet të jetë funksional dhe stabil. Aktivizimi i secilit do të sjellë ndryshim, jo vetëm në emra e mbiemra, por në kulturën politike”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ndryshimi i nevojshëm nuk lidhet më me individë të caktuar, por me funksionimin e përgjithshëm të shtetit dhe institucioneve të tij.

Reagimi i tij vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi po funksionon me një qeveri në detyrë, në pritje të zgjedhjeve të reja. /Lajmi.net/