Ramadani: Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratave të Kremlinit zyrtar për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Lajme

28/10/2018 22:28

Presidenti rus, Vladimir Putin ka lëshuar një paralajmërim të ‘ashpër’ ndaj përpjekjes së Kosovës që të krijojë ushtrinë.

Sipas Moskës zyrtare, Ushtria e Kosovës mund të djegë gjithë Ballkanin.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëvendësministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, i cili ka thënë se ushtria e Kosovës nuk përbën asnjë rrezik dhe destabilizim për rajonin, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe:

Reagon Rusia: Ushtria e Kosovës do ta djegë gjithë Ballkanin

Sipas tij, Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës, ndërsa Serbisë po i merr qindra miliona euro nga buxheti duke i shitur armatim përmes aferave të mëdha të korrupsionit.

Reagimi i plotë i Ramadanit pa ndërhyrje:

Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, përfshirë këtu FSK-në, nuk janë kërcënim.

Përkundrazi, ato janë multi-etnike, profesionale, kredibile dhe me diversitet më të madh etnik se popullata të cilës i shërbejnë. Këto institucione janë të trajnuara në standardet më të larta demokratike.

Rajoni do të përfitojë nga transicioni i FSK-së. Kosova kontribuon aktivisht në sigurinë rajonale dhe do ta rris kontributin.

Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës, ndërsa Serbisë po i merr qindra miliona euro nga buxheti duke i shitur armatim përmes aferave të mëdha të korrupsionit. /Lajmi.net/