Ramadani: RTK pa paga është shembulli i parë konkret i KOLAPSIT të shtetit që na rrezikohet
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se gjendja pa paga e RTK-së është shembulli i kolapsit të shtetit. Ai ka thënë kolapsi i shtetit nuk duhet të injorohet dhe se testimi i tij po bëhet përmes Rilind Gërvallës. “Derisa “testimi” i kolapsit po kalon përmes përuljes dhe stërkeqjes së një militanti që e kanë…

Lajme
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se gjendja pa paga e RTK-së është shembulli i kolapsit të shtetit.
Ai ka thënë kolapsi i shtetit nuk duhet të injorohet dhe se testimi i tij po bëhet përmes Rilind Gërvallës.
“Derisa “testimi” i kolapsit po kalon përmes përuljes dhe stërkeqjes së një militanti që e kanë bërë shef eksperimental në RTK, matja e reagimit mund të vazhdojë me të tjerët!” – ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij:
RTK pa paga është shembulli i parë konkret i KOLAPSIT të shtetit që na rrezikohet.
Paralajmërimi (dy javë më herët) për Kolapsin që na rrezikon Sigurinë Kombëtare në pranverë 2026 është i matshëm dhe – rrjedhimisht – nuk duhet injoruar.
Derisa “testimi” i kolapsit po kalon përmes përuljes dhe stërkeqjes së një militanti që e kanë bërë shef eksperimental në RTK, matja e reagimit mund të vazhdojë me të tjerët!
Ndërkohë, KFOR-i paska thënë “secili STRIKT në rolin e vet” sa i përket sigurisë! Strikt sipas 1244shit apo?!