Ramadani: Reagon ndaj një urdhri për sulm terrorist në Prishtinë
Burim Ramadani përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se njoftimet se Policia e Kosovës ka pasur informacione për një urdhër për sulme terroriste në Prishtinë, nuk janë asgjë më pak se momenti i fundit për t’i hapur sytë, por edhe mendjen.
Lajme
“Është e pafalshme pse kanë qëndruar indiferentë shoqëria dhe shteti i Kosovës ndaj kësaj të keqe, që ka vite e vite që ka ardhur në Kosovë”, ka thënë Ramadani.
Ramadani ka thënë se shoqëria duhet t’i hap sytë ndaj këtyre dukurive.
“A po prisni që të ndodh ndonjë sulm terrorist e pastaj të hapni sytë a? Kjo nuk do të duhej në asnjë mënyrë të ndodhte. Kjo do të ishte çmenduri”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij.
Reagimi i Ramadanit ka ardhur pas një shkrimit të lajmi.net, në të cilin citohen burime brenda policisë të cilat flasin për përgatitjet e një grupi ekstremistësh për sulme terroriste në Prishtinë.