Ramadani: Pse VV e ka qëllim bllokimin e shtetit, askush s’po ja u konteston që kanë të drejt të zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani ka mbajtur fjalim në seancën që u organizua nga opozita, por që u bojkotua nga Lëvizja Vetëvendosje. Ramadani akuzoi VV-në për bllokadë të institucioneve dhe për rrezikim të sigurisë kombëtare, transmeton lajmi.net. “Sot, sikurse edhe dje, do të ishte shumë më mrië sikur të flasim dhe të kërkojmë llogari për…
Lajme
Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani ka mbajtur fjalim në seancën që u organizua nga opozita, por që u bojkotua nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ramadani akuzoi VV-në për bllokadë të institucioneve dhe për rrezikim të sigurisë kombëtare, transmeton lajmi.net.
“Sot, sikurse edhe dje, do të ishte shumë më mrië sikur të flasim dhe të kërkojmë llogari për atë që duhet të jetë, e që është funksionimi i demokracisë dhe funksionimi i institucioneve. Është totalisht e paimagjinueshme qysh një person që e udhëheq shtetin që gati 7 vjet, e ndër to i udhëheq institucionet e sigurisë nuk dëshiron as të kuptoj që vakumi institucional është baza e rrezikimit të sigurisë kombëtare. Pse po ikin këta njerëz? Pse e kanë qëllimin e bllokimit të institucioneve, përkatësisht shtetit? Askush nuk po ja konteston fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit. Bindja jonë është që ajo do të jetë fitorja e fundit e tyre dhe nuk do të përsëritet më. Së dyti, askush nuk po ja konteston që kanë të drejtë ta zgjedhin kryetarin e kuvendit, askush nuk po ja konteston që kanë të drejtë ta bëjnë qeverinë. Është vetëm një person që po e konteston këtë, është vetë z.Kurti. Pra, ata po e kontestojnë realisht rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk kanë vullnet me zbatu rezultatin që qytetarët, populli i Kosovës i ka dhënë besim, që po e përsëris që ai besim është i fundit dhe jam i bindur që situata ka ndryshuar.”, tha ai./lajmi.net/