Ramadani: Pretendimet se FSK-ja ka shkuar në veri, propagandë dhe spekulime nga Beogradi

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të vendit.

Lajme

23/11/2018 15:54

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se raportimet se FSK-ja janë vetëm spekulime dhe propagandë.

Sipas tij, FSK-ja vazhdon angazhimet e saj të rregullta dhe normale.

Ky është postimi i plotë i Ramadanit në Facebook:

Janë veç spekulime dhe propagandë, FSK nuk ka shkuar në veri

Duke parë spekulime dhe propagandë të vazhdueshme të lidershipit dhe mediave në Serbi, sidomos nga dita e djeshme, e bëj të qartë për opinionin se Ministria dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe asnjë lëvizje në veri të Kosovës.

Përkundrazi, MFSK, gjegjësisht FSK vazhdon angazhimet e saj të rregullta dhe në normalitet.

Ne respektojmë mandatin ligjor dhe Kushtetutes, ku përgjegjësitë reaguese në situata të tilla i takojnë Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Asgjë të vërtetë nuk ka nga këto spekulime dhe kjo propagandë.

Kjo propagandë ka për qëllim t’i shërbejë qëllimeve politike të lidershipit në Serbi.

Mos bjerni pre e kësaj propagande!/Lajmi.net/