Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, ka kërkuar arrestimin urgjent të policëve të dyshuar në rastin në Lipjan, duke e quajtur të patolerueshme vetëm suspendimin e tyre. Ai e cilëson rastin si pasojë të logjikës së shtetit policor dhe kërkon drejtësi të plotë për vdekjen e të riut nën duart e policisë. Postimi i plotë :…

Lajme

07/07/2025 19:06

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, ka kërkuar arrestimin urgjent të policëve të dyshuar në rastin në Lipjan, duke e quajtur të patolerueshme vetëm suspendimin e tyre.

Ai e cilëson rastin si pasojë të logjikës së shtetit policor dhe kërkon drejtësi të plotë për vdekjen e të riut nën duart e policisë.

Postimi i plotë :

”Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen!

Çka është kjo masë administrative e suspendimit që është rekomanduar nga IPK?

Kush po ndikon për degradimin e Policisë së Kosovës kështu?!

Logjika e Shtetit Policor është vendosur në krye. Gabim dhe e patolerueshme!

E qartë që drejtësia duhet të jep fjalën finale. Për këtë lutemi të gjithë.

Por, një i ri (edhe nëse ka qenë i dehur) ka ndrruar jetë i prangosur nën trupat e disa policëve!

Pra, ka ndrruar jetë në duart e shtetit dhe pamjet janë të tmerrshme, tronditëse dhe irrituese!

Kosova edhe më tutje vuan nga rasti i pazbardhur përfundimisht i të riut Dehari rreth 10 vjet më parë. Atëherë e për vite me radhë ka pasur protesta! Edhe pa pamje direkte, ky rast ishte cilësuar në publik si dhunë/vrasje e shtetit ndaj qytetarit. Drejtësia ka mbetur ende në proces!

Po tash?

Kur të gjithë po i shohim pamjet dhe po i dëgjojmë britmat e të riut Agon Zejnullahu, shteti as nuk i ka arrestuar ende policët!!!

Ngushëllime familjes dhe qytetarëve të Kosovës.

Kriminaliteti me logjikën e Shtetit Policor nuk guxon të pranohet, assesi!”.