Ramadani: Nuk kemi pasur fat në short, mirë që do luajmë dy ndeshje
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është deklaruar pas shortit të hedhur për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Sport
Prishtina do përballet me Llapin, derisa Dukagjini do takohet me Istogun, shkruan lajmi.net.
Ramadani thotë se këtë edicion nuk kanë pasur aspak fat në short, por beson që do e kalojnë edhe këtë vështirësi që të dalin në finale.
“Nuk kemi pasur fat aspak në shortin e Kupës që nga fillimi i saj e ku gjithmonë na kanë rënë ekipet më të forta të secilit raund, duke filluar prej 1/8 me Dritën, në çerekfinale me Feronikelin dhe tash në gjysmëfinale me Llapin”.
“Short, padyshim i vështirë dhe njëkohësisht finale para finales kryesore. Vlerësim maksimal për Llapin si ekip. E dimë që objektivi i dy skuadrave është kupa, por është mirë qe luhet me dy ndeshje dhe të shpresojmë që edhe këtë pengesë të vështirë ta kalojmë për të dalë në finale”, u shpreh ai për faqen zyrtare të Prishtinës.
Takimet e para zhvillohen me 7 prill, derisa kthyeset me 21 prill./Lajmi.net/