Ramadani: Nafta rreth 1.80 euro për litër, qytetarët po vuajnë nga “bllokada e re”
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, përmes një postimi ka shkruar për rritjen e çmimit të naftës dhe situatën politike në vend. “Dita e 14 e bllokadës së re: Nafta ka shkuar sërish rreth 1.80 euro për litër. Qeveri nuk ka, sepse Kuvend nuk ka. Nuk mund të marrin asnjë iniciativë për…
Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, përmes një postimi ka shkruar për rritjen e çmimit të naftës dhe situatën politike në vend.
“Dita e 14 e bllokadës së re: Nafta ka shkuar sërish rreth 1.80 euro për litër. Qeveri nuk ka, sepse Kuvend nuk ka. Nuk mund të marrin asnjë iniciativë për t’ia lehtësuar jetën qytetarëve”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
Ai ka thënë se, sipas tij, nga “bllokada e re e Vetëvendosjes” po vuajnë qytetarët, ndërsa mirëqenia e tyre po rëndohet çdo ditë.
“Mirëqenia e qytetarëve po rëndohet çdo ditë e më tepër derisa pushtetarët uzurpues e bllokues po vazhdojnë priviligjet e pushtetit. Me paranë e popullit, ata e ato po shërbehen për lluksin, veturat e shtrenjta, drekat e darkat, shëtitjet, vendimet në kurriz të qytetarëve.”, shkroi Ramadani.