Ramadani: Na mungoi eksperienca

Zekrija Ramadani ka folur pas disfatës nga Ferencvarosi.

Sport

06/07/2021 21:07

Prishtina pësoi humbje nga skuadra hungareze, Ferencvarosi në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Prishtina pati disa raste të mira dhe ndeshja ishte e barazpeshuar deri në minutën e 70-të, ku më pas Ferencvarosi shënoi tre gola për 10 minuta.Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekrija

Ramadani theksoi se skuadrës së tij i mungoi eksperienca dhe në fund e uroi kundërshtarin.

“Për pjesën më të madhe të ndeshjes luajtëm mjaft mirë, pastaj gjithçka u hedhë në ujë për 10 minuta”, tha ai.

“Mendoj se për 70 minuta ishim të barabartë me ekipin kundërshtar, kishim ide të çarta për çfarë kishim udhëtuar”, shtoi ai.

“Por, ne nuk e kemi eksperiencën, është hera e parë që garojmë në këtë garë dhe kjo mjaftoj është arsyeja kryesore e kësaj humbje”, tha Ramadani.

“Të jem realist, mendoj se pak kemi gjasa në ndeshjen e kthimit, por ne do të japim gjithçka nga vetja. E uroj kundërshtarin për fitoren”, përfundoi Zekrija Ramadani./Lajmi.net/