Ramadani: Marrëveshja për Presidentin dëshmon pjekuri politike dhe sjell stabilitet për vendin
Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke theksuar rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike mes partive parlamentare. Përmes një postimi publik, ai ka vlerësuar se zgjedhja e Presidentit do të ishte një lajm pozitiv për vendin, pasi sipas tij, një dakordim i tillë do të dëshmonte pjekuri…
Lajme
Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke theksuar rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike mes partive parlamentare.
Përmes një postimi publik, ai ka vlerësuar se zgjedhja e Presidentit do të ishte një lajm pozitiv për vendin, pasi sipas tij, një dakordim i tillë do të dëshmonte pjekuri politike dhe lidership nga ana e subjekteve politike, raporton lajmi.net
Ramadani ka theksuar se një marrëveshje e tillë do t’i siguronte Kosovës stabilitet institucional dhe qartësi për vitet në vijim.
Postimi i plotë:
Zgjedhja e Presidentit do të ishte lajm i mirë.
Një marrëveshje për Presidentin e ri do të shënonte veprim të pjekur politik nga partitë parlamentare dhe lidershipi i tyre. Jam i bindur se kjo do t’i mundësonte Kosovës kornizë të stabilitetit dhe, rrjedhimisht, qartësi të viteve përpara.
Mos i ndalni takimet deri kur të arrihet marrëveshja. Pasi ato kanë rifilluar, e mendoj të rëndësishme që të përmbyllen me rezultat.
E kundërta do të shënjonte papjekuri!/Lajmi.net/