Ramadani: Kosova në krizë të thellë institucionale dhe politike, e domosdoshme një Qeveri Stabilizuese

Eksperti i sigurisë dhe ish-kryeinspektor i shërbimit të inteligjencës së Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se Kosova sot është në krizë të thellë institucionale e politike. Sipas tij, kjo është si pasojë e bllokadës së shtetit në vitin 2025, por edhe keq-qeverisjes dhe izolimit katër vjeçar. “Nesër duhet dhënë përgjigje nëse Kosova shmang kolapsin buxhetor,…

Lajme

27/10/2025 08:44

Eksperti i sigurisë dhe ish-kryeinspektor i shërbimit të inteligjencës së Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se Kosova sot është në krizë të thellë institucionale e politike.

Sipas tij, kjo është si pasojë e bllokadës së shtetit në vitin 2025, por edhe keq-qeverisjes dhe izolimit katër vjeçar.

“Nesër duhet dhënë përgjigje nëse Kosova shmang kolapsin buxhetor, që është në prag dhe që e çon vendin drejt humnerës. Duhet dhënë garanci për mirëmbajtjen e sigurisë publike dhe promovimin e sigurisë kombëtare. Prandaj, besoj se një Qeveri Stabilizuese është e domosdoshme”, ka shkruar Ramadani në Facebook.