Ramadani: Kolapsi energjetik të hetohet si sabotim ndaj shtetit

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ngriti alarmin për atë që ai e cilëson si një dështim të rëndë institucional që çoi në kolapsin e fundit energjetik në vend. Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka kërkuar që rasti të trajtohet jo vetëm si një dështim menaxherial, por si dyshim i bazuar për veprën penale të…

Lajme

21/06/2025 17:56

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ngriti alarmin për atë që ai e cilëson si një dështim të rëndë institucional që çoi në kolapsin e fundit energjetik në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka kërkuar që rasti të trajtohet jo vetëm si një dështim menaxherial, por si dyshim i bazuar për veprën penale të sabotimit ndaj shtetit, duke u bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, ekzistojnë “elemente të dukshme” që implikojnë si përgjegjëse Qeverinë dhe menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për vendime të qëllimshme dhe të papërgjegjshme që kanë rrezikuar sigurinë energjetike.

Reagimi i plotë:

Kolapsi Energjetik të trajtohet si Sabotim ndaj shtetit

Ka elemente të dukshme, në bindjen time, për t’i trajtuar përgjegjësit në Qeveri dhe në KEK përmes dyshimit të veprës penale të Sabotimit.

Si çështje konkrete:

Pse nuk janë ndërruar tubat e kazanave (ekonomizerët) kur është dashur, duke qenë saktësisht të vetëdijshëm për dëmin që e shkakton mosndërrimi i tyre?!

Kush nga Qeveria e KEK-u dhe pse vendosën që të mos ndrrohen tubat e kazanave për 4 vjet me radhë?

Shteti, siguria kombëtare dhe Rendi Kushtetues janë cenuar për shkak të sabotimit të punëve dhe veprimeve që është dashur t’i ndërmerr Qeveria dhe menaxhmenti i KEK-it.

Shteti Ligjor duhet të veprojë.

Këtu ka dyshime për Sabotim, gjë që është e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.