Ramadani: Ka zëra të shumtë brenda grupit parlamentar të VV-së që janë kundër bllokimit

Burim Ramadani, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe opinionist, ka komentuar veprimin e sotëm të Shqipe Selimit, e cila nuk e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani ka thënë se kjo ishte e pritshme që në grupin parlamentar të VV-së të dalin zëra “normaliteti. “Ishte e…

Lajme

20/08/2025 16:29

Burim Ramadani, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe opinionist, ka komentuar veprimin e sotëm të Shqipe Selimit, e cila nuk e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani ka thënë se kjo ishte e pritshme që në grupin parlamentar të VV-së të dalin zëra “normaliteti.

“Ishte e pritur se dikur në Grupin Parlamentar të VV-së do të dalin zëra normaliteti. Kjo nuk duhet të jetë apo nuk duhet të shpjegohet si diçka për motive individuale, por për kundërshtim konceptual e parimor të bllokimit të Kosovës që po i bëjnë”, shkruan Ramadani.

Derisa shprehet se ende ka ka shpresë që grupi parlamentar i VV-së do të demokratizohet dhe se kundërshtimet brenda VV-së janë të shumta.

“Ngritja e zërit mospajtues duhet të vazhdojë. Duhet kundërshtuar bllokimin dhe taktikat që e mbajnë ngërçin, sepse ky bllokim po e çon shtetin e Kosovës në kolaps.

Ka shpresë që Grupi Parlamentar i VV-së do të demokratizohet.

Anipse me shumë vonesë, pas kësaj edhe në organet partiake do të fillojnë të flasim lirshëm mendimet, pa pasur frikën e linçimit”, shkroi Ramadani. /Lajmi.net/