Ramadani i VV-së: Gjasat janë të mëdha që të bëhet Qeveria dhe punët që kanë mbetur të vazhdohen

Në Kuvendin e Kosovës sot ka filluar regjistrimi i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, ndërsa sot radha ka qenë e deputetëve të VV. Deputeti i zgjedhur i VV-së, Valon Ramadani sot para mediave ka qenë optimist për formimin e Qeverisë. Ai ka thënë se gjasat janë të mëdha që ajo të formohet dhe…

Lajme

10/04/2025 14:01

Në Kuvendin e Kosovës sot ka filluar regjistrimi i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, ndërsa sot radha ka qenë e deputetëve të VV.

Deputeti i zgjedhur i VV-së, Valon Ramadani sot para mediave ka qenë optimist për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se gjasat janë të mëdha që ajo të formohet dhe punët që kanë mbetur të vazhdohen, shkruan lajmi.net.

“Unë sot erdha edhe u regjistrova, qysh janë procedurat për deputet. Me 15 e kemi ftesën që të bëhet betimi i deputetëve, çështjet e tjera sigurisht që i kuptoni një ditë para datës 15 prill. Gjasat janë të mëdha që të bëhet Qeveria dhe punët që kanë mbetur për t’u vazhduar. Sot është data për regjistrim, me 15 data për betim, dhe vazhdojmë sigurisht me procedurat e tjera që do t’i kuptoni me kohë”, ka thënë Ramadani.

Me 15 prill do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ku do të caktohet kryeparlamentari dhe do të betohen deputetët.