Ramadani i bën thirrje Ministrit Maqedonci: Publikoje letrën drejtuar komandantit të KFOR-it

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka mohuar se janë rizotuar ndaj KFOR-it se nuk do ta dërgojnë FSK-në në veri. Në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani i bëri thirrje Ministrit Maqedonci që publikojë letrën dërguar KFOR-it, pas sipas tij, transparenca…

Lajme

09/01/2025 12:19

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka mohuar se janë rizotuar ndaj KFOR-it se nuk do ta dërgojnë FSK-në në veri.

Në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani i bëri thirrje Ministrit Maqedonci që publikojë letrën dërguar KFOR-it, pas sipas tij, transparenca i ndihmon demokracisë.

Ministri Maqedonci është më mirë ta publikojë letrën! Transparenca ndihmon demokracinë!”,tha ndër të tjerash Ramadani.

FSK-ja nuk mund të shkojë apo të vendoset në veri bazuar në një letër-shkëmbim të vitit 2013, në mes të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, teksa kjo marrëveshje është kritikuar vazhdimisht nga kryeministri Albin Kurti. /Lajmi.net/