Ramadani: Duhet vazhduar vendet e rezervuara për hir të FAK-ut
AAK do që FAK-u të krijohet nga kjo legjislaturë. Burim Ramadani thotë se të gjitha partitë duhet të votojnë pro krijimit të FAK-ut. Ai gjithashtu thotë se të gjitha partitë duhet të mendojnë nëse ja vlen që të mos votohet për FAK-un për shkak të vazhdimit të vendeve të rezervuara.

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramandani thotë se FAK duhet të votohet nga kjo legjistlaturë, në të kundërtën, vlerëson ai, aprovimi i ndryshimeve kushtetuese për FAK-un do të mund të shtyheshin për së paku 7 vjet.
Në një intervistë për Interaktiv të KTV-së, Ramadani tha se AAK-ja e jep votën pro FAK-ut dhe se i mbetet koalicionit qeverisës që të sigurojë votat e minoriteteve.
“Besoj se prej informatave që i kemi marrë bëhet fjalë vetëm për ndryshimet kushtetuese për FAK dhe nuk bëhet fjalë për kërkesën e minoriteteve për vendet e rezervuara”.
“Në qasjen politike këto tema janë ndërlidhur, sepse për FAK duhet të jene dhe votat e deputetëve dhe besoj se i takon koalicionit qeverisës që të bëjë votat”.
“Ai sa herë ka thënë se i ka votat ka pasur parasysh votat e partisë së vetë dhe të minoriteteve”.
“I takon atij (kryeministrit Thaçi) që ti sigurojë votat e koalicionit të vet”.
“Është tepër me rëndësi për Kosovën krijimi i FAK-ut”.
“Normalisht që nëse nuk votohet për FAK-un, atëherë kjo çështje mund të shtyhet atëherë edhe për 7 vjet”.
Ramadani thotë se partitë politike kosovare duhet të jenë gjeneroze dhe të vazhdojnë vendet e rezervuara për minoritete edhe për një mandat, për hir të FAK-ut.
“Mendoj që partitë politike serioze duhet të shohin të gjitha alternativat që janë në tavolinë sepse është diçka që ekziston që është kërkesa e minoriteteve, që në praktikë i bie 3 deputetë më shumë të minoritetit serb, dhe duhet ta shohin nëse ajo është diçka e pakalueshme për krijimin e FAK, po ashtu duke e ditur rrezikun se në mandatin e ardhshëm gjasat do të jenë më të vogla për krijimin e FAK, për shkak të ndryshimeve që do të ketë në politikën e Kosovës”.
Duke folur për mënyrën se si vendi mund të shkojë në zgjedhje, me shpërndarjen e Parlamentit apo dhe mocionit të votëbesimit, Burim Ramadani tha se AAK do të votonte pro në të dyja rastet.
“Ne si AAK e besojmë se Kuvendi i Kosovës duhet ta ndëshkojë këtë qeveri, duke ju uruar rrugën e mbarë për një kohë të gjatë”.
“Ne e kemi diskutuar edhe në organet e partisë dhe sjellja jonë ka qenë sjellje e përgjegjshme. Nëse shpërndajra e Kuvendit do të vijë në rend dite në Kuvend, Aleanca do ta votojë”.
“Cilido variant që e bën shkëputjen e kësaj qeverisje ne e përkrahim.”
“Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë bashkë me LDK dhe me Vetëvendosje do të arrijmë ta ndërtojmë mocionin e votëbesimit dhe ta qojmë vendin në zgjedhje”, tha Burim Ramandani për KTV.