Ramadani: Dodik në Rusi e shpërthimet në Zveçan indikacione për tensionime të sigurisë

Zhvillime të shumta po ndodhin këto ditë në rajon. Ikja e udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik në Rusi, e zhvillimet e mbrëmshme në Zveçan në veri të Kosovës, po shihen si indikacione për tensionim të situatës së sigurisë. Një mendim të tillë e ka ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI),…

Lajme

01/04/2025 10:55

Zhvillime të shumta po ndodhin këto ditë në rajon.

Ikja e udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik në Rusi, e zhvillimet e mbrëmshme në Zveçan në veri të Kosovës, po shihen si indikacione për tensionim të situatës së sigurisë.

Një mendim të tillë e ka ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani.

Ai ka shtuar se Kosova nuk guxon të mbetet në vakuum institucional.

“Shteti i Kosovës nuk guxon të mbetet në vakuum institucional, derisa pakënaqësia qytetare për rritjen e çmimit të rrymës është duke u rritur”, ka shkruar Ramadani.

Ndërkaq brëmë u raportua se në Zveçan ka ndodhur një shpërthim në zyret e reja të postës, ku janë hedhur dy granata dore. Policia ka njoftuar se pas shpërthimit janë evakuuar banorët e asaj pjese.

“Njësitet policore relevante pasi kane dalë në vend të ngjarjes dhe kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pa shpërthyer, ku në lidhje me këtë njësitë policore paraprakisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa banorët janë evakuuar për një kohë, deri sa nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar”, njoftoi policia. /Lajmi.net/