Ramadani dhe Broja paralajmërojnë Ballkanin: Do ta japim maksimumin për fitore, për të mbetur në garë na duhen pikët e plota

Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani dhe kapiteni Rron Broja kanë folur në konferencë për media para derbit kundër Ballkanit. Drita dhe Ballkani e zhvillojnë ndeshjen e mbetur, të mërkurën (nesër) në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net. Ramadani dhe Broja kanë paralajëmruar Ballkanin se Drita do ta jap…

Sport

19/12/2023 21:38

Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani dhe kapiteni Rron Broja kanë folur në konferencë për media para derbit kundër Ballkanit.

Drita dhe Ballkani e zhvillojnë ndeshjen e mbetur, të mërkurën (nesër) në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.

Ramadani dhe Broja kanë paralajëmruar Ballkanin se Drita do ta jap maksimumin për t’i ndalur pikët e plota në Gjilan.

“Është një derbi direkt për objektivat që kanë dy skuadrat edhe pse Ballkani është në avantazh me pikë, ne ende nuk e kemi ngritur flamurin e bardhë dhe qind për qind do e japim maksimumin për objektivin e kësaj ndeshje. Mund të them se takohen dy skuadrat më të mira në Superligë. Kemi përballë një skuadër cilësore, por gjithmonë duke pasur besim te ekipi im te futbollistët e mi. Sa i përket ndeshjes do të jetë një derbi i vërtetë, një derbi ku mund të vendos një detaj dhe ai shpresoj të jetë në favor tonë dhe në fund t’i gëzohemi fitores”, theksoi Ramadani në konferencë për media.

“Nesër na pret një derbi kundër liderit Ballkanit. Do të jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo jemi munduar të përgatitemi maksimalisht gjatë përgatitjeve dhe besoj që të japim maksimumin që të jemi të vëmendshëm, agresivë që t’i marrim këto tri pikë. Që mos ta humbim hapin për titull kampionit, ku besojmë që nesër me një fitore do të jemi aty dhe do të hapet gjithçka. Disponimi është mjaft mirë. E presim me pa durim këtë ndeshje”, deklaroi kapiteni Broja.

Drita ka 31 pikë në pozitën e tretë, tetë më pak se Ballkani lider që ka gjithashtu një takim më pak të luajtur./Lajmi.net/