Ramadan Nishori është qytetari që u përball me personin që e shkeli flamurin e Kosovës

Një qytetar nga Tirana është parë sot në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë duke e shkelur flamurin e Kosovës me dy këmbët derisa e mbante në duar flamurin kombëtarë. Në një video të publikuar, qytetari nga Tirana thotë se këtë po e bën për bashkimin kombëtar, shkruan lajmi.net. Në këtë video, shihet se ai është…

Lajme

06/08/2025 14:07

Një qytetar nga Tirana është parë sot në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë duke e shkelur flamurin e Kosovës me dy këmbët derisa e mbante në duar flamurin kombëtarë.

Në një video të publikuar, qytetari nga Tirana thotë se këtë po e bën për bashkimin kombëtar, shkruan lajmi.net.

Në këtë video, shihet se ai është përballur me një qytetarë të Kosovës i cili konfrontohet me të dhe ia heq flamurin e Kosovës nga këmbët.

Personi i cili e bën këtë veprim, është Ramadan Nishori, viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ramadan Nishori është bërë burri i parë i cili ka rrëfyer publikisht se është viktimë e dhunimit seksual, të luftës së fundit në Kosovë. Nën emocione, Nishori ka treguar se akti i rëndë u krye në stacionin policor në Drenas, në shtatorin e vitit 1998. Asokohe Nishori ishte vetëm 21 vjeçar. Ju bëjmë një paralajmërim se rrëfimi në vazhdim, mund të jetë i rëndë për një pjesë të audiencës.

“Kanë ardhë dy policë me uniforma, m’kanë kap, m’kanë ngreh zhag edhe m’kanë shti me një banjo aty. Dhe aty ndodhi më e keqja. Ma e keqja që mund t’i ndodhë një njeriut. Që kurrë nuk e kisha menu që m’ndodhë mue. Dhe njani më dhunoi. Duke u përgatit i dyti për dhunë, nga britmat e mia ai shqiptari që u kon aty, i ka ra derës, ka hy mrena edhe më ka nxjerrë prej aty”, ka rrëfyer Nishori.

Pas kësaj, Nishori rrëfen se e dërguan në dhomën ku merreshin në pyetje.

Aty u kërcënua.

“Ata policët civilë filluan me m’kërcënu, se kjo çka t’ka ndodhë ty, nuk guxon kurrë n’jetë me i tregu kërkujt”, trgon ai.

Këtë përjetim, ai e mbajti në vete për shumë vite.

“M’vijke me kajt. Me bërtit me t’madhe. Iksha natën prej shtëpisë, dilsha, kajsha u shfryjsha edhe u kthejsha. Se turpi, ish ma i ranë se dhimbja”, shprhet Nishori i mbijetuari i dhunës seksuale gjatë luftës.

Shumë të vështirë, Ramadan Nishori e pati edhe momentin kur për rastin e rëndë i tregoi familjes.

“Si gjithmonë, me problem shëndetësore. Bashkëshortja më tha “Dan, oshtë kah të mundon diçka”. Edhe aty se di, pa e mendu shumë i kallxova bashkëshortes. Thash kur jam arrestu në stacionin e Policisë në Drenas, m’ka ndodhë qekjo. Heshti, ja nisi me kajt. Edhe s’kemi bisedu kurgjo. Të nesërmen në mëngjes, më tha “Dan, luftë u kon. Ka mujt m’i ndodhë kujdo. Nëse deri sot e ke pas mbështetjen tem, tash ki me pas ma shumë”, rrëfen ai.

Nishori, i cili është burri i parë që rrëfen publikisht dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës, kërkon që të respektohet për luftën që ai ka bërë për të mbijetuar.

“Unë nuk dua që njerëzit të më shohin me keqardhje për dhunën që e kam përjetuar. Por dua që të më shohin me respekt, si një njeri që ka luftuar shumë për me mbijetu”, shprehet burri i parë që rrëfen për dhunimin seksual gjatë luftës në Kosovë.

Statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, deri më tani e kanë marrë rreth dy mijë persona.

Për ta, por edhe për të tjerët që akoma nuk kanë gjetur guxim të deklarohen, Nishori e pati një mesazh.

“Ju them atyne që turpi nuk është i joni, turpi është i atyre”

Ky rrëfim u bë nën organizimin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, në ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë.