Ramadan Muja nesër para gjykatës

Të enjten vazhdon gjykimi i Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. Ai do të dalë para gjykatës së bashku me pesë drejtorët të komunës.

Lajme

09/10/2013 16:36

Kryetari aktual i Prizrenit Ramadan Muja së bashku me pesë drejtorët tjerë të komunës pritet të paraqiten nesër në gjykatë..

Procesi kundër Mujës ka filluar muajin e kaluar, por për shkak të problemeve shëndetësore të tij, seanca qe ndërprerë.

Avokati mbrojtës i Mujës, Ruzhdi Berisha, siç transmeton PrizrenPress, ka thënë se ftesa për vazhdimin e gjykimit është bërë sot nga Gjykata e EULEX`it,

“Po, nesër do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj klientit tim”.

Po ashtu edhe avokati mbrojtës, ish-Drejtorit të Gjeodozisë, Kadri Ukimeri ka konfirmuar vazhdimin e seancës gjyqësore për nesër.

“Sot jemi informuar se nesër mbahet seanca gjyqësore”.

Ramadan Muja së bashku me pesë drejtorët tjerë në Komunën e Prizrenit akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare,  në dhënien e pronave të komunës disa kompanive me qëllim të përfitimeve personale.