Ramadan Muja i ka “n’huj” gazetarët
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk është i kënaqur me mënyrën e raportimit të mediave.

Lajme
Ai e ka shfrytëzuar të enjten debatin publik me qytetarë për të ofenduar e akuzuar gazetarët e mediave.
“Ju po i dredhoni informacionet e vërteta”, ka akuzuar Muja gazetarët.
Ai nuk ka ngurruar t’iu sugjerojë gazetarët edhe se si të raportojnë.
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk është hera e parë që ka fyer e kërcënuar gazetarët. Ai për tre mandate të qeverisjes, “ua ka thyer kamerat për kokë ” shumë gazetarëve. (PrizrenPress)