Ramabaja: Të hënën bëhet publik koalicioni formal VV – NISMA
Analisti Sadri Ramabaja, duke folur për median “MCN TV” në Shqipëri, tha se “më së largu të hënën” bëhet publik koalicioni formal i Vetëvendosjes me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Ai ka thënë se nëse qeveria nuk votohet në ditën e njëjtë të seancës konstitutive të Kuvendit më 15 prill, ajo do të votohet në…

Lajme
Analisti Sadri Ramabaja, duke folur për median “MCN TV” në Shqipëri, tha se “më së largu të hënën” bëhet publik koalicioni formal i Vetëvendosjes me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.
Ai ka thënë se nëse qeveria nuk votohet në ditën e njëjtë të seancës konstitutive të Kuvendit më 15 prill, ajo do të votohet në ditët e ardhme.
“Është në proces përfundimi koalicioni formal me Nismën Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj. Dhe më së largu deri ditën e hënë bëhet publik marrëveshja. Gjasat që të dështojë formimi i qeverisë në tentativën e parë janë tepër të vogla”, shtoi ai.
Rambaja ka qenë mbështetës i një koalicioni LVV-Nisma që kur kryetari i kësaj të fundit, Fatmir Limaj nuk e kishte përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Albin Kurtin në qeveri.