Ramabaja: Po insistohet nga një pjesë e administratës në KQZ që votat të bëhen të pavlefshme
Analisti, Sadri Ramabaja ka komentuar zhvillimet e fundit të krijuara brenda Qendrës së Numërimit të Rezultateve (QNR). Ramabaja ka thënë se një pjesë e punëtorëve të administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) po insistojnë vazhdimisht që votat me çdo kusht të jenë të “pavlefshme”. “Mediat po bëjnë më shumë zhurmë sesa Sami Kurteshi. Po…

Lajme
Analisti, Sadri Ramabaja ka komentuar zhvillimet e fundit të krijuara brenda Qendrës së Numërimit të Rezultateve (QNR).
Ramabaja ka thënë se një pjesë e punëtorëve të administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) po insistojnë vazhdimisht që votat me çdo kusht të jenë të “pavlefshme”.
“Mediat po bëjnë më shumë zhurmë sesa Sami Kurteshi. Po insistohet se një pjesë e administratës n në KQZ dhe nga vëzhguesit me çdo kusht që votat të jenë të pavlefshme. Qëllimi i qartë, sidomos nga këta që kanë marrë pak vota në mërgatë.
Pse grinden kot në KQZ ku legjislacioni është i qartë”, tha Ramabaja në Dukagjin.
Ramabaja tha se ka shpërputhje të votave përmes postës dhe përfaqësive diplomatike.
“Disa krahasim në komunen e Mitrovicës, Ferizaj dhe Gjakovës, mnë bëri përshtypje shpërputhje votat që janë në ambasada dhe konsulata dhe në përputhje në votat këtu. Duhet bërë analizim i mirëfilltë ose hetim i saktë. Tek LDK-ja kemi shpërputhje të madhe”, shtoi ai.