Ramabaja e quan “eksperiment të panevojshëm” propozimin e Haxhiut për kryeparlamentare: Limaj duhet të jetë, është figurë emblematike e UÇK-së

Anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, e ka quajtur sërish “eksperiment të panevojshëm” propozimin e Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuvendit – propozim ky që u rrëzua dy herë me votë në seancën e djeshme. Ramabaja lartësoi Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, si njeri të duhur për këtë pozitë. “Ky kurs, është momenti…

Lajme

20/04/2025 16:27

Anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, e ka quajtur sërish “eksperiment të panevojshëm” propozimin e Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuvendit – propozim ky që u rrëzua dy herë me votë në seancën e djeshme.

Ramabaja lartësoi Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, si njeri të duhur për këtë pozitë.

“Ky kurs, është momenti historik, që të vazhdohet tutje, duke e sjellë në krye të Kuvendit njërën prej figurave më emblematike të UÇK-së, si kryevlerë jona politike dhe duke i hapur rrugë krijimit të Qeverinë Kurti 3”, tha Ramabaja.

“Çfardo kalkulimi tjetër, d.t.th rrëshqitje në terrenin e interesit të ngushtë partiak, kalkulimi i dobët, rrjedhimisht cenim i interesit nacional me paramendim. Ky hap duhet të hidhet nesër, në mbledhjen e Kuvendit dhe të ecim tutje. Gjërat nuk janë aq të komplikuara, sa nganjëherë i bëjmë vet të tilla”, shkroi ai.