Rama uron ditë të mbarë nga Brukseli
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka filluar ditën e sotme me një përshëndetje nga Brukseli ku mbrëmë mori pjesë në një darkë pune të liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Lajme
“MIRËMËNGJES, dhe ju uroj një ditë të mbarë nga Brukseli, ku patëm një takim mjaft pozitiv mbrëmë me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini dhe me liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europiane të vendeve tona”, ka shkruar ai në Facebook.
Pjesë e darkës së punës të organizuar nga kryediplomatja evropiane ishte edhe homologu i tij nga Kosova, Ramush Haradinaj.