Rama uron 28 Nëntorin: Le të na shërbejë kjo ditë si thirrje për bashkim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, të Pavarësisë, daljen e parë në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, duke theksuar rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj date për kombin shqiptar. Në postimin e tij, Rama ka shkruar se 28…

Lajme

28/11/2025 09:52

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, të Pavarësisë, daljen e parë në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, duke theksuar rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj date për kombin shqiptar.

Në postimin e tij, Rama ka shkruar se 28 Nëntori është një ditë që kujton bashkimin, historinë dhe idealet e përbashkëta të shqiptarëve kudo që jetojnë, transmeton lajmi.net.

“Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë na kujton se jemi një komb, me një histori, një gjuhë, me një ideal të përbashkët,” u shpreh ai, duke shtuar se kjo datë duhet të shërbejë si thirrje për më shumë bashkim, përgjegjësi dhe punë për të ardhmen e fëmijëve.

Në fund të urimit të tij, kryetari Rama ka përcjellë mesazhin e tij të ngrohtë: “Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve.”

Postimi i plotë: 

Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve 🇦🇱
Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë na kujton se jemi një komb, me një histori, një gjuhë me një ideal të përbashkët.
Le të na shërbejë kjo ditë si thirrje për bashkim, më shumë përgjegjësi dhe më shumë punë për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Gëzuar!/lajmi.net/