Rama tregon çfarë i tha Mogherinit në darkën joformale (Video)
Kryeministri Edi Rama së bashku me Kryeministrat e vendeve të Ballkanit morën pjesë në një darkë informale në Bruksel të thirrur nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Lajme
Ai ka sqaruar se në takim u folën për disa çështje, por i bëri me dije Mogherinit se pas zgjedhjeve të 25 qershorit, qeveria dhe opozita e re do të kërkojnë së bashku hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë.
“Nuk kemi biseduar për cështje të brendshme thjesht unë i kam thënë shefes së diplomacisë evropiane se pas 25 qershorit duhet të jetë e përgatitur ajo dhe KE që qeveria dhe opozita e dalë nga zgjedhjet do kërkojë me një zë hapjen e negociatave me BE. Ajo që mund të them është se ne jemi të destinuar që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për t’u ulur sa më parë në tryezën e negociatave.
Pengesë për këtë ka qenë vetingu, fillimi i zbatimit të tij që shpresoj mos të ndeshë me probleme të paprtira do jetë për ne një arsye shumë e fortë që qeveria dhe opozita, apo shumica dhe pakica e dale nga zgjedhjet te kerkojne hapjen e negociatave dhe do e bejme kete me force, ne kuptimin e nje zeri te unifikuar dhe pastaj nuk i kemi te gjitha ne dore, se Evropa ne keto momente eshte ajo qe eshte dhe nuk eshte me e mira qe do donim te ishte”, tha Kryeministri Rama për gazetarët shqiptarë në Bruksel.