Rama: Tiktok në Shqipëri do të mbyllet brenda pak ditësh, është toksik për fëmijët

Në një intervistë për gazetën Spanjolle “El Mundo”, teksa ndodhet në Madrid në kuadër të një vizite dy ditore, kryeministri Edi Rama, u pyet lidhur me vendimin për mbylljen e Tiktok në Shqipëri. I pyetur se cila ishte arsyeja e kësaj mase, Rama përsëriti se “Tiktok është toksik për fëmijët” dhe sipas tij, 95% e…

Lajme

08/02/2025 13:33

Në një intervistë për gazetën Spanjolle “El Mundo”, teksa ndodhet në Madrid në kuadër të një vizite dy ditore, kryeministri Edi Rama, u pyet lidhur me vendimin për mbylljen e Tiktok në Shqipëri.

I pyetur se cila ishte arsyeja e kësaj mase, Rama përsëriti se “Tiktok është toksik për fëmijët” dhe sipas tij, 95% e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar nga kjo platformë.

Rama konfirmoi se kjo platformë brenda pak ditësh nuk, do të jetë më e aksesueshme në Shqipëri.

“TikTok është shumë toksik, veçanërisht për fëmijët dhe 95% e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar. Pezullimi ende nuk është kryer, vlerësojmë se do të bëhet brenda pak ditësh. Ne po angazhohemi gjithashtu në dialog konstruktiv me ta. U befasova nga gatishmëria juaj për të adresuar shqetësimet tona. Do të mbyllet dhe do të rihapet për sa kohë që TikTok plotëson të gjitha kërkesat tona”, ka deklaruar Rama për gazetën spanjolle.