Rama thotë se Qeveria po e bllokon Ishullin Urban: Bëjnë politikë me nevojat bazike të qytetarëve, ftoj Prokurorinë të merret me këtë çështje
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se projekti i quajtur si “Ishulli urban”, po bllokohet nga Qeveria. Ai ka thënë se ky projekt lidh 30 mijë banorë, apo lidh dy pjesë të qytetit dhe shërben edhe për siguri por përsëri po bllokohet qëllimisht. “Ne si Kryeqytet e kemi nda BUXHETIN, e kemi…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se projekti i quajtur si “Ishulli urban”, po bllokohet nga Qeveria.
Ai ka thënë se ky projekt lidh 30 mijë banorë, apo lidh dy pjesë të qytetit dhe shërben edhe për siguri por përsëri po bllokohet qëllimisht.
“Ne si Kryeqytet e kemi nda BUXHETIN, e kemi realizu PROJEKTIN dhe kanë fillu PUNIMET, ndërsa këta dalin dhe i ndalin punimet. I ndalojnë punimet e Komunës, ndërsa biznesit privat i jepet leja!!!! Ky seleksionim kallxon sa hipokritë janë. I bllokojnë 500,000 banorë për interesa politike. Këta bëjnë politikë me nevojat bazike të qytetarëve”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se Prishtina nuk do të mbetet peng i bllokadave të kësaj Qeverie.
“Nuk lejoj që qytetarët e Prishtinës me u blloku prej njerëzve të paaftë dhe dashakqij. Prandaj ftoj prokurorinë që menjëherë me u marrë me këtë çështje”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: