Rama takon Vuçiqin: T’i jepet fund absurdit kërcënues, finalizoni marrëveshjen me njohje reciproke

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se tensionet në veriun e Kosovës duhet të zgjidhen krah për krah me botën demokratike, shkruan lajmi.net. Kësisoj, ai thotë se duhet dhënë fund absurdit kërcëues, duke finalizuar kështu marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes…

Lajme

01/06/2023 12:54

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se tensionet në veriun e Kosovës duhet të zgjidhen krah për krah me botën demokratike, shkruan lajmi.net.

Kësisoj, ai thotë se duhet dhënë fund absurdit kërcëues, duke finalizuar kështu marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes reciproke Kosovë – Serbi.

Postimi i Ramës:

Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë!. /Lajmi.net/