Rama takon ambasadoren Ziv, flasin për bashkëpunimin kulturor ndërmjet Prishtinës dhe Izraelit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovë Tamar Ziv ku kanë diskutuar për bashkëpunimin kulturor ndërmjet Prishtinës dhe Izraelit. Në këtë takim në fokus ishte java Kulturore Kosovë–Izrael që do të mbahet në maj 2025. “Këto iniciativa jo vetëm që pasurojnë jetën kulturore të…

Lajme
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovë Tamar Ziv ku kanë diskutuar për bashkëpunimin kulturor ndërmjet Prishtinës dhe Izraelit.
Në këtë takim në fokus ishte java Kulturore Kosovë–Izrael që do të mbahet në maj 2025.
“Këto iniciativa jo vetëm që pasurojnë jetën kulturore të kryeqytetit, por edhe kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe miqësisë mes dy vendeve”, ka shkruar Rama në Facebook. /Lajmi.net/