Rama takohet me kryetarin e Lipjanit, finalizohen detajet për qarkullimin e rregullt të autobusit Prishtinë – Janjevë

Gjatë ditës së sotshme kryetari i Prishtinës  ,Përparim Rama, është takuar  kryetarin e Komunës së  Lipjanit, Imri Ahmeti, ku  kanë ka bërë të ditur që nga dita e hënë do të fillojë qarkullimi i linjës së autobusit Prishtinë-Janjevë . Në njoftim në rrjetin social ‘’Facebook’’, Rama ka thënë se ofrojmë mbështetje që ky shërbim ti…

Lajme

11/10/2024 14:22

Gjatë ditës së sotshme kryetari i Prishtinës  ,Përparim Rama, është takuar  kryetarin e Komunës së  Lipjanit, Imri Ahmeti, ku  kanë ka bërë të ditur që nga dita e hënë do të fillojë qarkullimi i linjës së autobusit Prishtinë-Janjevë .

Në njoftim në rrjetin social ‘’Facebook’’, Rama ka thënë se ofrojmë mbështetje që ky shërbim ti përmbushë nevojat e qytetarëve.

‘’Me këaqësi u takuam me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për të finalizuar detajet e qarkullimit të rregullt të autobusit Prishtinë – Janjevë, që do të fillojë nga e hëna.

Ne si Kryeqytet, po ju ofrojmë mbështetje për realizimin e kësaj kërkese, duke siguruar që ky shërbim të përmbushë nevojat e qytetarëve dhe të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e tyre.’’

Tutje Rama ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të finalizohetdhe linja e autobusëve Prishtinë-Obiliq.

‘’Linjë qarkullimi të autobusëve do të ketë edhe Prishtinë – Obiliq, për pak ditë, duke i ofruar përkrahje edhe kësaj komune në realizimin e kërkesave të banorëve.’’-ka njoftuar ai.