Rama: Shtëpia e Europës në Tiranë ku sot ka zbritur e gjithë Europa
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga përgatitjet e fundit që po kryhen në Shtëpinë e Europës, një strukturë e krijuar enkas për këtë event tek hapësira e gjelbër nën monumentin e Skënderbeut. Shqipëria mikpret sot Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që ka mbledhur në Tiranë liderët e vendeve evropiane.…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga përgatitjet e fundit që po kryhen në Shtëpinë e Europës, një strukturë e krijuar enkas për këtë event tek hapësira e gjelbër nën monumentin e Skënderbeut.
Shqipëria mikpret sot Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që ka mbledhur në Tiranë liderët e vendeve evropiane.
E vendosur pas monumentit të heroit tonë kombëtar, në “Shtëpinë e Europës” do të mblidhen kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare, pjesëmarrës në këtë samit të rëndësishëm, shkruan Atsh.
“Me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota,” shprehet Rama krahas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian ka mbedhur sot në Tiranë kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.
Në fokus të tij do të jenë katër tema të rëndësishme që do të zhvillohen në tryeza të nivelit të lartë: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike; fuqizimi i konkurrencës dhe sigurisë ekonomike; migrimi, lëvizshmëria dhe fuqizimi i rinisë; vizioni, lidershipi, mënyrat e reja të veprimit për Europën në një botë të re.