Rama: SHBA-ja po thellon partneritetin me Serbinë ndërsa Kosova ende me dialog të pezulluar – Pse janë dëmtuar marrëdhëniet tona?

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar në lidhje me raportet mes SHBA-së dhe Kosovës si dhe SHBA-se dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka nisur dialogun për parneritet me SHBA-të. Ai ka thënë se brenda pak ditësh, SHBA-të kanë artikuluar qartë prioritetet e tyre në raport me Serbinë dhe Kosovën. “Me Serbinë…

Lajme

20/07/2026 10:49

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar në lidhje me raportet mes SHBA-së dhe Kosovës si dhe SHBA-se dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka nisur dialogun për parneritet me SHBA-të.

Ai ka thënë se brenda pak ditësh, SHBA-të kanë artikuluar qartë prioritetet e tyre në raport me Serbinë dhe Kosovën.

“Me Serbinë nisi Dialogu Strategjik, niveli më i lartë i bashkëpunimit dypalësh. Në tavolinë janë marrëveshje për energjinë dhe sigurinë energjetike, investime në infrastrukturë, zhvillimin e rrjetit 5G, bashkëpunimin në mbrojtje dhe industrinë ushtarake, arsimin, shkencën, teknologjinë dhe projekte të përbashkëta afatgjata. Ndërkohë, mesazhi për Kosovën ishte krejt i kundërt. Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se Dialogu Strategjik me Kosovën mbetet i pezulluar”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se ish-ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka paralajmëruar se reputacioni i Kosovës në Uashington ka pësuar një goditje serioze dhe se qeveria e ardhshme duhet t’i adresojë prioritetet amerikane, përfshirë projektet e diversifikimit energjetik.

“Këto janë qëndrime zyrtare të aleatit më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës dhe, si të tilla, janë shumë shqetësuese për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Prandaj, Kryeministri i Kosovës ka detyrim t’u japë qytetarëve një përgjigje të qartë”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se si ka mundësi që marrëdhëniet me SHBA-të kanë arritur në pikën ku partneriteti strategjik është i pezulluar, besimi është vënë në pikëpyetje dhe Uashingtoni flet publikisht për kushtet që Kosova duhet t’i përmbush, si dhe ka pyetur se si ka mundësi që marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara, aleatin tonë më të madh strategjik, ka arritur në pikën më të ulët që kanë njohur ndonjëherë raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: