Rama: Rreth 4,400 gjoba trafiku u shqiptuan përmes kamerave të sigurisë, nis faza e dytë e projektit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është diskutuar me Policinë e Kryeqytetit për rezultatet e fazës së parë të sistemit të kamerave të sigurisë, si dhe për zgjerimin e projektit në fazën e dytë. Sipas Ramës, aktualisht sistemi përfshin 55 lokacione, me 165 kamera aktive, prej të cilave 40 janë kamera…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është diskutuar me Policinë e Kryeqytetit për rezultatet e fazës së parë të sistemit të kamerave të sigurisë, si dhe për zgjerimin e projektit në fazën e dytë.
Sipas Ramës, aktualisht sistemi përfshin 55 lokacione, me 165 kamera aktive, prej të cilave 40 janë kamera ANPR për njohjen automatike të targave të automjeteve. Ai theksoi se monitorimi kryhet 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.
Kryetari bëri të ditur se nga janari deri në fund të muajit korrik, përmes këtij sistemi janë evidentuar dhe shqiptuar rreth 4,400 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Rama njoftoi gjithashtu se tashmë do të nisë faza e dytë e projektit, e cila parasheh zgjerimin e rrjetit të kamerave, vendosjen e radarëve në zonat kritike, përdorimin e video-analitikës dhe teknologjive më të avancuara.
“Bashkë me Policinë e Kosovës po ndërtojmë një Kryeqytet më të sigurt, me më shumë rend dhe siguri për secilin qytetar”, ka shkruar Rama.