“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

Një grup protestuesish në Shqipëri janë mbledhur mëngjesin e sotëm përpara ambienteve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK. Në pamjet e siguruara, dëgjohet se si protestuesit po brohorasin në kor thirrje të tilla si “Rama, Rama, SPAK you”. Përmes këtij tubimi, qytetarët e pranishëm kanë vendosur të padisin publikisht atë që e quajnë “The Albanian…

Lajme

01/07/2026 10:49

Një grup protestuesish në Shqipëri janë mbledhur mëngjesin e sotëm përpara ambienteve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

Në pamjet e siguruara, dëgjohet se si protestuesit po brohorasin në kor thirrje të tilla si “Rama, Rama, SPAK you”. Përmes këtij tubimi, qytetarët e pranishëm kanë vendosur të padisin publikisht atë që e quajnë “The Albanian Files”.

Sipas tyre, “Albanian Files” është libri që përmban projekte që synohet të ndërtohen në Shqipëri dhe kjo do të jetë dosja që do ta çojë kryeministrin Edi Rama në burg.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj gjatë fjalës së saj tha se dorëheqja e kryeministrit është kërkesa e panegociueshme e tyre, ndërsa shprehën mbështetje të plotë ndaj SPAK për të hetuar kryeministrin.

“Ne qytetarë të Shqipërisë dhe protestues prej më shumë se 31 ditësh në shesh, jemi sot këtu për të sjellë prova që sipas nesh dëshmon shkeljet më të rënda të kryeministrit. Në këtë libër gjenden 523 projekte të ndryshme. Në këtë libër gjenden dhe mund të lexohen disa prej problemeve më të mëdha të kësaj qeverisjeje. Rama e ka shmangur konsultimin publik. Ligji 21/24 është ligj që është miratuar për shkak të projekteve të ndryshëm që gjenden në këtë libër vite përpara se të ndryshohej ligji. Në të ka pronarë që nuk kanë dijeni për ekzistencën e këtyre projekteve. Ka një konflikt interesi mes kryeministrit, arkitektëve dhe biznesmenëve të ftuar sepse Rama është kryetar i KKT dhe vendos për miratimin e këtyre projekteve. SPAK ka mbështetjen tonë për veprimet e deritanishme. Ne s’jemi këtu për drejtësi popullore, por për shtet të së drejtës ku kryeministri i vendit trajtohet dhe hetohet si gjithë qytetarët e tjerët”, u shpreh Vatnikaj