Rama: Pushime të sigurta për qytetarët dhe turistët
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht që qytetarët dhe turistët atje të kenë pushime të sigurta. Në një postim në Facebook, i njëjti ka deklaruar se kanë mbajtur një trajnim për rojet bregdetare. “Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, rojet bregdetare morën pjesë në trajnimin ‘Lifeguard…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht që qytetarët dhe turistët atje të kenë pushime të sigurta.
Në një postim në Facebook, i njëjti ka deklaruar se kanë mbajtur një trajnim për rojet bregdetare.
“Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, rojet bregdetare morën pjesë në trajnimin ‘Lifeguard & Ndihma e Parë’, organizuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve të Tiranës”.
“Ky trajnim u fokusua në dhënien e ndihmës së parë dhe ndërhyrjet emergjente në det – një aftësi jetike për sigurinë e pushuesve në vijën tonë bregdetare”, ka shkruar Rama.